Para disa viteve kishte marrë borxh 25 mijë euro, tani e pagoi borxhin me dy banesa, Policia paralajmëroi zbardhje të rastit
Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do të zbardh rastin, ku një qytetar i Tetovës kishte marrë para borxh prej një qytetari tjetër nga Tetova, ndërsa pas 11 vjetëve i kthehu shumëfish më shumë, transmeton Portalb.mk. “Një burrë 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se gjatë vitit 2014 i kishte marrë para me kamatë […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do të zbardh rastin, ku një qytetar i Tetovës kishte marrë para borxh prej një qytetari tjetër nga Tetova, ndërsa pas 11 vjetëve i kthehu shumëfish më shumë, transmeton Portalb.mk.
“Një burrë 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se gjatë vitit 2014 i kishte marrë para me kamatë në shumën prej 25.000 eurosh prej V.K. (46), në prani të S.S. (47), të dy nga Tetova”, raportoi Policia.
Policia sqaroi se deri më tani, ai i ka paguar më shumë se 150 mijë euro borxh dhe interes, duke i shitur dy banesa, një në Tetovë e një në Ohër. Ai paraprakisht kishte nënshkruar një akt noterial duke i lënë banesat si garancion.