Paraburgim dhe hetime për dy dilerë nga rajoni i Tetovës
Prokuroria Publike Themelore në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër dy personave të cilët në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer veprën penale Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Më 28 gusht dy të […]
Prokuroria Publike Themelore në Tetovë ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër dy personave të cilët në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer veprën penale Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
“Më 28 gusht dy të dyshuarit në fshatin Pallaticë, mbanin lëndën narkotike marihuanë. Zyrtarët policorë i zbuluan në një kasolle të improvizuar teksa po ripaketonin drogën për shitje të mëtejshme. Janë gjetur dhe konfiskuar rreth 78 gramë marijuanë në disa pako më të vogla”, tha Prokuroria.
Ata shtuan se gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit ka shtyrë dhe goditur një polic, ndaj tij është iniciuar procedurë edhe për – Sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punëve të sigurisë nga neni 383 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.
Gjykata e pranoi propozimin dhe i caktoi të dyve masën e paraburgimit nga 30 ditë.