Paralajmërohen masa të rrepta për tregtarët që do t’i rrisin çmimet
Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi ka paralajmëruar masa të rrepta për tregtarët që do t’i rrisin çmimet në mënyrë drastike pas përfundimit të masës “shporta vjeshtore”. Ai thotë se në fund të muajit masa skadon dhe për çdo rritje jo të arsyeshme të çmimeve tregtarët do të dënohen. BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË “Muajin e […]
Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi ka paralajmëruar masa të rrepta për tregtarët që do t’i rrisin çmimet në mënyrë drastike pas përfundimit të masës “shporta vjeshtore”. Ai thotë se në fund të muajit masa skadon dhe për çdo rritje jo të arsyeshme të çmimeve tregtarët do të dënohen.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Muajin e ardhshëm presim një ulje tjetër të çmimeve sepse është në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare dhe pritet që rezervat e reja që gjenden në depo tregtarët ti shesin me çmime më të ulëta. Nëse shohim që tregtarët do ti rrisin çmimet në mënyrë drastike atëherë do të marrim masa më rigoroze”.
Durmishi tha se shporta vjeshtore ka sjellur rezultate pozitive, ku produkte të ndryshme janë ulur nga 5 deri në 10 %. Ai përkujtoi se sipas shportës sindikale, çmimet e ushqimeve dhe pijeve në muajin tetor janë më të ulëta për më shumë se 900 denarë.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Kjo masë ka dhënë efekt. Për produkte të caktuara çmimet janë ulur nga 5% deri në 10%. Ka prodhime të caktuara ku çmimet janë ulur shumë pak ose aspak, si psh, buka, qumështi, dhe vaji për gatim, por kishte edhe prodhime ku çmimet u ulën për 10%, siç është mishi, zarzavatet, prodhimet e qumështit, kaçkavalli, djathi, etj. Për këtë njoftuan edhe sindikatat, sipas tyre shporta së tyre sindikale në tetor, çmimet për ushqim dhe pije janë ulur për 935 denarë. Kështu që vendimet e qeverive japin rezultate dhe kjo ndjehet në xhepin e qytetarëve”.
Durmishi tha se komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës tashmë ka një përbërje të zgjeruar dhe se tre anëtarë të rinj do të punojnë konkretisht në zbatimin dhe përcaktimin e sanksioneve për ata që shkelin Ligjin për praktika të padrejta tregtare.