Prokuroria e Maqedonisë së Veriut propozoi dënimin e qytetarit pasi e kërcënoi gjyqtaren

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar dënimin e qytetarit të dyshuar për kryerjen e veprës penale – rrezikim i sigurisë, pasi ka kërcënuar gjyqtaren, transmeton Portalb.mk. “Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar Propozim për dhënien e dënimit ndaj një personi për vepër penale – Rrezikimi i […]

tetor 1, 2024 - 22:00
 0  5
Prokuroria e Maqedonisë së Veriut propozoi dënimin e qytetarit pasi e kërcënoi gjyqtaren
Rrjetet Sociale në Maqedoninë e Veriut. Ilustrim në Canva nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (Përmban pamje nga Metamorworks - Canva)

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar dënimin e qytetarit të dyshuar për kryerjen e veprës penale – rrezikim i sigurisë, pasi ka kërcënuar gjyqtaren, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar Propozim për dhënien e dënimit ndaj një personi për vepër penale – Rrezikimi i sigurisë në pajtim me nenin 144 paragrafi 5 të Kodit Penal”, njoftoi Prokuroria.

I akuzuari më 21 qershor kishte kërcënuar me vrasje gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese në RMV, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Prokuroria propozoi që i pandehuri të dënohet me sanksione penal – burg prej tre muajve, dënim i cili nuk do të zbatohet, nëse nuk kryhet një vepër e re brenda vitit.