Pas shumë zvarritjeve u sanua ura mbi rrugën Industriale në Tetovë
Pas disa muajve zvarritje dhe lënies në harresë, këto ditë u sanua mburoja e urës mbi Lumin Shkumbin në rrugën Industriale të Tetovës e cila kishte rënë dhe përbënte rrezik për qytetarët në komunikacion, shkruan Portalb.mk. Qytetarët tani mund të kalojnë në këtë pjesë të urës pa pasur rrezik se mund të bien në lum, […]
Pas disa muajve zvarritje dhe lënies në harresë, këto ditë u sanua mburoja e urës mbi Lumin Shkumbin në rrugën Industriale të Tetovës e cila kishte rënë dhe përbënte rrezik për qytetarët në komunikacion, shkruan Portalb.mk.
Qytetarët tani mund të kalojnë në këtë pjesë të urës pa pasur rrezik se mund të bien në lum, pasi mburoja tani më është rikthyer në vendin e saj.
Punimet për sanimin e kësaj pjese janë zvarritur nga ana e Komunës së Tetovës, pavarësisht premtimeve se do të rregullohej më shpejtë.
Ura u dëmtua gjatë një aksidenti të trafikut muajin qershor.
Ndërkaq, kjo urë ka pësuar dëmtime edhe në të kaluarën.