Dardan Molliqaj: Kosova me Kurtin për herë të parë ka kryeministër që mban mandatin pa shumicë në Kuvend
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se Kosova po kalon një periudhë të paprecedentë politike. Në intervistë për emisionin Adresa, Molliqaj deklaroi se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, vendi ka një kryeministër që e mban mandatin pavarësisht mungesës


Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se Kosova po kalon një periudhë të paprecedentë politike.
Në intervistë për emisionin Adresa, Molliqaj deklaroi se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, vendi ka një kryeministër që e mban mandatin pavarësisht mungesës së shumicës në Kuvend dhe të legjitimitetit politik.
“Kosova për herë të parë në historinë e republikës së saj ka kryeministër që për një vit e ka mbajtur mandatin, pavarësisht mungesës së numrave në Kuvend, pavarësisht mungesës së legjitimitetit politik, dhe pas shumë zhvillimeve që kanë dobësuar marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Ka negativitet për çdo gjë, në çdo fushë,” – u shpreh Molliqaj.
