Prokurori e konfirmon: Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë

Prokurori Shpëtim Peci, ka konfirmuar se procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndërprerë. Sipas tij, procesi nuk do të vazhdojë derisa ekspertët e KQZ-së të bëjnë verifikimin për fletëvotimet që nuk përputhen me numrat serikë në këtë komunë. E zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Qendrën Komunale të Numërimit

Nëntor 11, 2025 - 01:30
 0
Prokurori e konfirmon: Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë
Prokurori e konfirmon: Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë

Prokurori e konfirmon: Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Mitrovicë

Prokurori Shpëtim Peci, ka konfirmuar se procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është ndërprerë.

Sipas tij, procesi nuk do të vazhdojë derisa ekspertët e KQZ-së të bëjnë verifikimin për fletëvotimet që nuk përputhen me numrat serikë në këtë komunë.

E zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, Jahir Sumiçi ka deklaruar se gjatë procesit të numërimit atje, ka pasur jashtëzakonisht shumë parregullsi.

Ai thekson se deri më tani gjetur 20 fletëvotime me numra të ndryshëm serikë, derisa shton se shumica prej tyre janë të Lëvizjes Vetëvendosje