Pasagjeri konsumoi cigare në fluturimin Milano-Shkup
Një pasagjer në fluturimin e “WizzAir” në linjën Milan-Shkup ka pirë cigare në aeroplan, rreth 30 minuta para se aeroplani të ateronte në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi në fjalë ishte planifikuar të ndodhte një ditë më parë, por ishte shtyrë paraprakisht. Pasagjeri ndezi një cigare në tualetin e vendosur pranë derës së pasme të avionit. […]
Një pasagjer në fluturimin e “WizzAir” në linjën Milan-Shkup ka pirë cigare në aeroplan, rreth 30 minuta para se aeroplani të ateronte në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi në fjalë ishte planifikuar të ndodhte një ditë më parë, por ishte shtyrë paraprakisht.
Pasagjeri ndezi një cigare në tualetin e vendosur pranë derës së pasme të avionit. Ekuipazhi njoftoi menjëherë për ngjarjen. Pas uljes së avionit në Aeroportin e Shkupit, pasagjeri është marrë në bisedë me shërbimet kompetente.
Burri rreth moshës 50 vjeçe ka pranuar se ka pirë një cigare, por nuk ka treguar se kua e ka gjuajtur mbetjen.
Sipas rregullave të linjës ajrore, pirja e duhanit në avion, përfshirë cigaret klasike dhe ato elektronike, është rreptësishtë e ndaluar pavarësisht nga kohëzgjatja e fluturimit.
Siç thuhet në faqen e “WizzAir”, pasojat e mosbindjes ndaj këtij ndalimi janë gjobë deri në 3000 euro dhe arrestim nga policia lokale.
Ministria e Brendshme thotë për TV21 se dje nuk është ndaluar askush pas uljes së avionit.
Thonë se pasagjerët pavarësisht dënimeve të rrepta, ka ndodhur edhe më parë që në avion të mos respektojnë ndalimin e duhanit.
Ndryshe, fluturimi i djeshëm nga Milano për në Shkup u realizua pas një vonese prej mbi 20 orësh. “WizzAir” nuk e realizoi fluturimin e planifikuar më 15 gusht për shkak të tejkalimit të orëve të fluturimit sipas rregullores. U shtye edhe fluturimi nga Shkupi për në Milano.
Incidente të tilla nuk janë të rralla në fluturimet për në Shkup. Dy vjet më parë, një pasagjer u zhvesh lakuriq deri në bel dhe bërtiti “UÇK” në një fluturim nga Brukseli në Shkup.
Në një rast tjetër, një pasagjer masturboi në një fluturim nga Londra, edhe incidentet me pasagjerë që ndezin cigare janë të shpeshta, madje disa prej tyre janë ndaluar përjetësisht të fluturojnë me “WizzAir”./tv21.tv