Pasi s’kanë takat për punë të mira, i janë vërsulë Ansamblit

Shkruan: Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së Bashkimi Demokratik për Integrim për dy dekada me radhë është angazhuar për zhvillimin e kulturës shqiptare. Para 6 viteve me propozim të BDI-së, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendimin për themelimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoni. Për shumë këngëtarë e valltarë u hap një […]

gusht 14, 2024 - 17:00
 0  5
Pasi s’kanë takat për punë të mira, i janë vërsulë Ansamblit

Shkruan: Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim për dy dekada me radhë është angazhuar për zhvillimin e kulturës shqiptare.

Para 6 viteve me propozim të BDI-së, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendimin për themelimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoni. Për shumë këngëtarë e valltarë u hap një derë ku mund të kontribuonin dhe të na përfaqësonin anë e mbanë botës duke prezentuar kulturën tradicionale shqiptare.

Kemi mbështetur maksimalisht edhe krijimin e kushteve për punë të Ansamblit, përfshirë rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit aty.

Gjatë qeverisjes së BDI-së,

me formimin e institucioneve si, Teatri për Fëmijë në Shkup, Galeria Nacionale në Gostivar dhe së fundmi Ansambli Muzikor në Tetovë u përforcua institucionalizimi i kulturës shqiptare!

Me marrëveshjen kolektive rritëm rrogat e të punësuarve në institucionet kulturore dhe me ligjin për paga artistët tanë kanë rroga më të larta në rajon!

Me vëmendje po e përcjellim edhe problemin e fundit të shkaktuar nga qeveria VMRO-ВРЕДИ mbi çështjen e punsimeve në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve që nga themelimi ka punuar pa asnjë problem, i kompletuar me kuadro adekuat dhe me mbështetje të vazhdueshme.

Por, për të gjithë ish-të punësuarit në Ansambël problemet e tyre janë rezultat i Qeverisë së re, ku me vendim të qeverisë së re janë anuluar vendimet e Ministrisë së Financave për punsime në të gjitha institucionet shtetërore.

Si rezultat i këtij vendimi nuk është e mundur që të shpallet konkurs për punësim në Ansambël, janë bërë kërkesa për të rimarr pëlqim, por s’ka përgjigje deri më tani, dhe, të gjitha tentimet për të takuar ministrin e për ta njoftuar për problemin e krijuar, kanë hasur në vesh të shurdhur.

Krejt për fund të punësuarit kanë qenë të njoftuar gjatë gjithë kohës për këtë problematikë dhe të gjithë kanë qenë të angazhuar me vendim-kontrat 5 vjeçare, ku pas përfundimit të kontratës çdo i punësuar duhet të konkurojë e të futet në audicion për të fituar të drejtën e punësimit në atë institucion!

Megjithatë, po e shohim tërë prapaskenën e kësaj që po ndodh: vazalët duan ta marrin kontrollin mbi këtë institucion, duke tentuar për të emëruar dikë që do të ishte i përshtatshëm për vetë ata, e që do t’i shërbejë qeverisë monoetnike, pa legjitimitet të shqiptarëve.

Ata edhe pse paralajmëruan në Kuvend për transformimin e vendeve të punës në institucionet kulturore, të njejtët e anuluan seancën e komisionit përkatës, pa shpjegim! Me siguri është çështje kalkulimi për realizimin e partizimit.

Po vazhdon tortura dhe shantazhi ndaj drejtuesve të institucioneve kulturore, ashtu siç po ndodh gjithkund: siç dëshmoi mjeku nga Struga ku kërkohet largimi i shqiptarëve me çdo kusht!

E di që s’keni takat me hap institucione të reja kombëtare kulturore, të rrisni pagat, t’ua përmirësoni kushtet; por, të paktën mos bëni dëme. Na turpëruat të gjithëve.