Pasi u shpall armëpushimi, Izraeli lëshon paralajmërime të reja për evakuim në Teheran

Ushtria izraelite ka lëshuar paralajmërime të reja për evakuim. Këto paralajmërime janë bërë për disa pjesë të Teheranit, duke u thënë banorëve në lagjet e Mehran dhe Distriktit 6 se do të kryejë operacione atje. Më parë, ushtria izraelite kishte lëshuar paralajmërime për evakuim edhe për Distriktin 7. Ndërkaq, pak më parë presidenti amerikan, Donald […]

qershor 24, 2025 - 02:00
 0  8
Pasi u shpall armëpushimi, Izraeli lëshon paralajmërime të reja për evakuim në Teheran

Ushtria izraelite ka lëshuar paralajmërime të reja për evakuim.

Këto paralajmërime janë bërë për disa pjesë të Teheranit, duke u thënë banorëve në lagjet e Mehran dhe Distriktit 6 se do të kryejë operacione atje.

Më parë, ushtria izraelite kishte lëshuar paralajmërime për evakuim edhe për Distriktin 7.

Ndërkaq, pak më parë presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar atë që e ai e quajti një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit në një postim në Truth Social , për të cilin shpreson të bëhet i përhershëm.

Trump është shprehur se armëpushimi do të fillojë përafërsisht pas gjashtë orësh.