Pavarësia e Ukrainës u shënua edhe në Shkup
Dita e Pavarësisë së Ukrainës apo 24 gushti u shënua edhe në Shkup përmes marshit simbolik “Zinxhiri i Unitetit” dhe aktiviteteve tjera, raporton Portalb.mk. Në këtë organizim pati pjesëmarrës nga Qeveria e vendit, komuniteti ukrainas, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të tjerë. “Për të 913-tën ditë me radhë, Ukraina vazhdon luftën e saj heroike kundër […]
Dita e Pavarësisë së Ukrainës apo 24 gushti u shënua edhe në Shkup përmes marshit simbolik “Zinxhiri i Unitetit” dhe aktiviteteve tjera, raporton Portalb.mk.
Në këtë organizim pati pjesëmarrës nga Qeveria e vendit, komuniteti ukrainas, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të tjerë.
“Për të 913-tën ditë me radhë, Ukraina vazhdon luftën e saj heroike kundër agresionit brutal rus që synon shkatërrimin e popullit ukrainas. Në këtë kohë të vështirë për vendin, ukrainasit në mbarë botën po demonstrojnë unitet, patriotizëm dhe forcë shpirtërore”, thanë nga Ambasada e Ukrainës në RMV.
Këtë ditë gjithashtu në Shkup u hap edhe ekspozita me vizatime për fëmijë, krijues të së cilës janë fëmijë nga rajoni i Nikopolit në Ukrainë, që është i prekur nga lufta, dhe të cilët aktualisht po shërohen në Maqedoninë e Veriut.
Pavarësia e Ukrainës u shënua edhe në Kosovë dhe Shqipëri.