RMV-ja e 58-ta në botë sipas hendekut gjinor, më mirë qëndrojnë Shqipëria dhe Serbia

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 58-të në Botë nga gjithsej 148 shtete sipas Indeksit të Hendekut Gjinor për vitin 2024 nga Forumi Ekonomik Botëror, transmeton Portalb.mk. Para RMV-së në pozita më të mira nga rajoni qëndrojnë Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26, Sllovenia në vendin e 34 Prapa RMV-së […]

gusht 9, 2024 - 09:00
 0  7
RMV-ja e 58-ta në botë sipas hendekut gjinor, më mirë qëndrojnë Shqipëria dhe Serbia
(Pa)barazia gjinore në RMV. Foto ilustrim në Canva nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (Fotoja në prapavi: Eugen Tamas)

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 58-të në Botë nga gjithsej 148 shtete sipas Indeksit të Hendekut Gjinor për vitin 2024 nga Forumi Ekonomik Botëror, transmeton Portalb.mk.

Para RMV-së në pozita më të mira nga rajoni qëndrojnë Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26, Sllovenia në vendin e 34

Prapa RMV-së qëndrojnë Bullgaria në vendin e 60, Kroacia në vendin e 61, Mali i Zi në vendin e 67, Greqia në vendin e 73, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 78,

Në vend të parë të listës janë Islanda, Finlanda, Norvegjia, Zelanda e Re dhe Suedia.

Ndërkaq në fund të listës janë Guineja, Irani, Çadi, Pakistani dhe Sudani.

Indeksi global i hendekut gjinor vlerëson çdo vit gjendjen aktuale dhe evolucionin e barazisë gjinore në katër dimensione kryesore: Pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, arritja arsimore, shëndeti dhe mbijetesa si dhe fuqizimi politik.

Që nga fillimi në 2006, ky është indeksi më afatgjatë që ndjek progresin e përpjekjeve të shumë ekonomive drejt mbylljes së këtyre boshllëqeve me kalimin e kohës.