Programi për sektorin e energjisë, Berisha: Me programin e PD, Shqipëria do të shndërrohet në superfuqi të prodhimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar pasditen e sotme programin e PD-së 2025-2029 për sektorin e energjisë. Gjatë fjalë së tij, Berisha shprehet ndër të tjera se nëse PD vjen në pushtet, me anë të programit të kësaj force politike, Shqipëria do të shndërrohet në një superfuqi të prodhimit të energjisë elektrike në […]

Mars 5, 2025 - 20:00
 0  4
Programi për sektorin e energjisë, Berisha: Me programin e PD, Shqipëria do të shndërrohet në superfuqi të prodhimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar pasditen e sotme programin e PD-së 2025-2029 për sektorin e energjisë.

Gjatë fjalë së tij, Berisha shprehet ndër të tjera se nëse PD vjen në pushtet, me anë të programit të kësaj force politike, Shqipëria do të shndërrohet në një superfuqi të prodhimit të energjisë elektrike në rajon.

Po ashtu ai theksoi faktin se nga viti 2023 në 2024 eksportet kanë rënë më 32%.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Nëse ka një fushë në të cilën ky program ka themelet më të forta dhe më të sigurta është fusha e energjisë dhe e pasurive natyrore dhe minerale, pasi Shqipëria është vend me një potencial të jashtëzakonshëm energjetik.

Shqipëria mund të bëhet një superfuqi energjetike në rajon dhe do të bëhet. Në programin tonë ne duam që Shqipërinë ta shndërrojmë në superfuqi energjetike të rajonit. Përfituesit më të parë do të jenë qytetarët shqiptarë. DO përdorim çdo burim energjie për t’ia shitur qytetarëve shqiptarë më lirë energjinë. DO përdorim çdo burim energjie për të shumëfishuar prodhimin dhe për ta eksportuar.

Shqipëria ka 6 semestra që prodhimi në këtë vend bie nga semestri në semestër. Nga 2023 në 2024 eksportet kanë rënë më 32%. Vetëm kursi i këmbimit, narkoeuro se nuk është kurs këmbimi, vetëm ai rrëzon përdhe eksportet e vendit dhe i godet me 38%”, tha ndër të tjera kryedemokrati.