PDK e AAK kritikojnë Qeverinë: Asnjë rezultat, kemi veç ngecje për anëtarësime ndërkombëtare
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe e sheh si të vetmin fajtor pse Kosova nuk ka arritë të njihet nga asnjë vend i ri, këto 3 vite e gjysmë. Musliu-Shoshi ka thënë se nuk ka pasur koordinim me ndërkombëtarët dhe as punë konkrete nga MPJD, në këtë drejtim. “Qëllimi i kësaj […]
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe e sheh si të vetmin fajtor pse Kosova nuk ka arritë të njihet nga asnjë vend i ri, këto 3 vite e gjysmë.
Musliu-Shoshi ka thënë se nuk ka pasur koordinim me ndërkombëtarët dhe as punë konkrete nga MPJD, në këtë drejtim.
“Qëllimi i kësaj qeverie nuk ka qenë fuqizimi i vendit as në aspektin e brendshëm, dhe as në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Nuk ka pasur as koordinim me ndërkombetarët, dhe as punë konkrete nga MPJD në këtë drejtim”, u shpreh ajo.
Tutje ajo tregon, se cila ka qenë arsyja pse shetit i Kosovës ka përfunduar nën sanksione të BE-së.
“Përkundrazi, ka pas acarim të marrëdhënieve me shtetet mike, dhe moskoordinim për veprime nga shteti i Kosovës e si rrjedhojë kemi përfunduar si shtet nën saksione të BE-së”, deklaroi Shoshi.
Edhe, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke theksuar se kjo Qeveri është pa parime dhe pa vizion e pa transparencë.
“Kjo është një Qeveri pa parime, pa vizion, pa transparenc, qeveri që është sjell me arrogancën e numrave, dhe që ka bërë populizëm”, u shpreh ajo.
Krahas kësaj, Kadrijaj ka thënë se Qeveria Kurti ende nuk e ka kuptuar se janë në pushtet dhe kanë përgjithësi dhe objektiva shtetrore, dhe jo objektiva partiake.
“Ende nuk e kuptojnë që janë parti në pushtet dhe kanë përgjegjësi dhe objektiva shtetërore dhe jo objektiva partiake, këta ende i kalkulojnë se si t’i ruajnë votusit e vet me mashtrime sepse me mashtime kanë ardh pushtet”, tha Kadriaj.
“Me ardhjen e tyre në pushtet kanë thënë që do të ketë njohje të reja e anëtarsime të reja, që rruga për në BE do të jetë e afërt, që në NATO do të jemi shumë shpejt, por kjo ende nuk ka ndodhur, jemi vend i sanksionuar, rruga për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian është e stopuar”, shtoi ajo.
Kadrijaj thotë se kjo Qeveri e ka pranuar që do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, madje sipas saj, kjo u konfirmuar edhe me letrën e fundit të krerëve të shtetit.
“Kjo Qeveri ka pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, e kanë konfirmuar me letrën e nënshkruar nga krerët e shtetit, do të thotë se e kanë pranuar njëjtë si dhuruan tokat e Manastirit të Deçanit”, tha Kadrijaj.
Krahas kësaj ajo kritikon ashpër Ministren për Punë të Jashtme, Donika Gervalla.
“Pas letrës së dërguar nga krerët e shtetit, e mori guximin edhe Gërvalla të shkruaj një letër me ia dërgu vendeve anëtarë të BE-së për anëtarësim në KiE. Kjo shkaktoi përplase mes presidentes dhe kryeministrit. Asnjë rezultat, asnjë presprektivë evropiane, veç ngecje me rrugën e anëtarësimit ndërkombëtar”, përfundon Kadrijaj për GazetaBlic.