Pejani kërcen nga ballkoni për t’iu shmangur policisë, përfundon në një banesë tjetër

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës. Në rrugën “Adem Jashari” një person ka pësuar lëndime trupore pasi kishte kërcyer në ballkonin e një banese tjetër në tentativën për të ikur nga policia. Për rastin në fjalë Gazeta10 ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës

Korrik 10, 2025 - 16:00
 0
Pejani kërcen nga ballkoni për t’iu shmangur policisë, përfundon në një banesë tjetër
Pejani kërcen nga ballkoni për t’iu shmangur policisë, përfundon në një banesë tjetër

Pejani kërcen nga ballkoni për t’iu shmangur policisë, përfundon në një banesë tjetër

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës.

Në rrugën “Adem Jashari” një person ka pësuar lëndime trupore pasi kishte kërcyer në ballkonin e një banese tjetër në tentativën për të ikur nga policia.

Për rastin në fjalë Gazeta10 ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashin, i cili ka thënë se “rreth orës 14:30 zyrtarët policorë kishin shkuar në banesën e një të dyshuari për ta takuar, pasi dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, të cilën e kishte kryer ditë më parë”.

I njëjti shtoi se i dyshuari nuk ua kishte hapur derën zyrtarëve policorë, dhe të njëjtit sapo kishin dalë nga ndërtesa, një qytetar tjetër i kishte njoftuar se i dyshuari kishte rënë nga ballkoni i banesës së tij në një ballkon të banesës tjetër.

Më pas, “zyrtarët policorë kishin shkuar në banesën në fjalë dhe e kishin thirrur autoambulancën për të marrë të dyshuarin, i cili kishte pësuar lëndime të lehta trupore”, shtoi Gashi.

Në fund, Gashi tha se sipas informacioneve të para, i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë, dhe po merr tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.