Për 16 milionë denarë është rritur qarkullimi te pagesat rrugore, Mickoski deklaroi që vjet këto nuk ishin futur në arkën e shtetit

Në Maqedoninë e Veriut për 16 milionë denarë është rritur grumbullimi te pagesat rrugore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Në pagesat rrugore në korrik të vitit 2024 ka pasur qarkullim prej 470 194 563 denarë, që është për 16 071 251 denarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë […]

gusht 12, 2024 - 21:00
 0  5
Për 16 milionë denarë është rritur qarkullimi te pagesat rrugore, Mickoski deklaroi që vjet këto nuk ishin futur në arkën e shtetit
Pagesë rrugore, pikëpagesë rrugore në Veles

Në Maqedoninë e Veriut për 16 milionë denarë është rritur grumbullimi te pagesat rrugore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në pagesat rrugore në korrik të vitit 2024 ka pasur qarkullim prej 470 194 563 denarë, që është për 16 071 251 denarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, raportoi Qeveria.

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristija Mickoski, ka sqaruar që këto mjete financiare përfundojnë në buxhetin e shtetit, për ndërtimin e çerdheve, shkollave dhe spitaleve.

“Këto para kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar, vetëm dallimi është se nuk kishin mbaruar në arkën e shtetit, ku prej aty marrim para për ndërtimin e çerdheve, shkollave dhe rrugëve”, deklaroi Mickoski.

Ndërmarrja Publike “Rrugët shtetërore” në muajin maj kishte raportuar që në vitin 2020 nga mjetet e grumbulluara në bazë të taksave rrugore janë realizuar të ardhura totale në vlerë prej 34 milionë euro, në vitin 2021 mbi 46 milionë euro, në vitin 2022 shuma është mbi 53 milionë euro, ndërsa viti 2023 u përmbyll me 62 milionë euro.