Për katër vjet e mashtroi Fondin për Sigurim Shëndetësore duke i marrë 359 mijë denarë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 40 vjeçares nga Gjevgjelia nën dyshimet se për katër vjet e ka mashtruar Fondin për Sigurime Shëndetësore, duke e dëmtuar me 359 mijë denarë, transmeton Portalb.mk. “SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj 40 vjeçares nga Gjevgjelia për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 40 vjeçares nga Gjevgjelia nën dyshimet se për katër vjet e ka mashtruar Fondin për Sigurime Shëndetësore, duke e dëmtuar me 359 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.
“SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal ndaj 40 vjeçares nga Gjevgjelia për shkak ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “mashtrim gjatë punës”. E akuzuara, si pronare e një institucioni shëndetësor privat, në periudhën prej 01.01.2021 deri 31.12.2024 ka dërguar fatura të rrejshme”, raportoi Policia.
I punësuari në Fondin për Sigurim Shëndetësor është mashtruar nga këto fatura, për çka ka kryer 359 000 denarë pagesa deri të personi juridik.
Ndryshe, më 24 janar është parashtruar kallëzim penal kundër I.T., si udhëheqëse e personit juridik “Bauer Find” DOOEL Import-Eksport Shkup dhe kundër personit juridik për shkak se ka lidhur kontratë trevjeçare me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSh) me deklaratë të rreme noteriale, e cila ka dëmtuar buxhetin e institucionit për rreth 140 mijë euro