Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj 20 vjeçarit, duke kërkuar vazhdimin e paraburgimit
Pas vendimit të Gjykatës Themelore Penale për ndërprerjen e paraburgimit dhe dërgimin e 20 vjeçarit në Burgun e Tetovës, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, transmeton Portalb.mk. “PTHP Shkup ka ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit, i cili me propozim të prokurorisë ishte përcaktuar që në fillim të procedurës […]
Pas vendimit të Gjykatës Themelore Penale për ndërprerjen e paraburgimit dhe dërgimin e 20 vjeçarit në Burgun e Tetovës, Prokuroria Themelore Publike ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit, transmeton Portalb.mk.
“PTHP Shkup ka ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit, i cili me propozim të prokurorisë ishte përcaktuar që në fillim të procedurës për dy vepra penale nga neni 215 në Kodin Penal”, raportoi Prokuroria.
Gjykata Themelore Penale në Shkup duke e trajtuar shoferin si një i ri i rritur që ka goditur për vdekje dizajneren Frosina Kuakovën në komunikacion, kishte vendosur të ndalon paraburgimin dhe ta dërgon në Burgun e Tetovës.
Prokuroria ishte e pakënaqur me masën e ndërprerjes së paraburgimit, për çka kishte kërkuar përsëri nga Gjykata të kthen masën e paraburgimit për çështje sigurie.
Ndryshe, aksidenti kishte ndodhur në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup, kur 20 vjeçari pa leje për vozitje e nën ndikim të alkoolit, më 29 janar kishte goditur për vdekje Frosina Kuakovën.