Për një javë, dy të vdekur nga koronavirusi

Për një javë janë regjistruar 213 raste të reja pozitive me Covid-19, nga gjithsej 597 materiale të testuara në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe testimi antigjenik për praninë e SARS-CoV-2. Kjo është një rënie prej 21 përqind krahasuar me javën e kaluar. 275 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit”, bën të ditur Instituti […]

gusht 26, 2024 - 17:00
 0  10
Për një javë, dy të vdekur nga koronavirusi

Për një javë janë regjistruar 213 raste të reja pozitive me Covid-19, nga gjithsej 597 materiale të testuara në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe testimi antigjenik për praninë e SARS-CoV-2. Kjo është një rënie prej 21 përqind krahasuar me javën e kaluar. 275 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit”, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (IShP), transmeton Portalb.mk.

“Gjatë javës së kaluar janë raportuar dy persona të vdekur të lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për persona të moshës 48-88 vjeç, me sëmundje shoqëruese, të cilët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, dhe përsa i përket statusit të vaksinimit, njëri është i pavaksinuar, ndërsa tjetri ka marrë 2 doza të vaksinës kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e IShP-së.

Gjatë javës së kaluar, departamenti i virologjisë ka marrë 9 mostra dhe në to janë zbuluar LB.1, KP.3, KP.2, KS.1.1, LB.1. KP.2 dhe KP.3 janë aktualisht të deklaruara variante nën monitorim nga OBSH dhe qarkullimi i tyre monitorohet në mënyrë aktive globalisht për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive.

Deri më tani në vend janë raportuar gjithsej 351.577 raste me Covid dhe janë regjistruar 9.995 vdekje.

Ndryshe, edhe pse një nga rekomandimet kryesore të Komisionit për Sëmundje Infektive është që personat me sëmundje kronike dhe personat mbi 65 vjeç të vaksinohen kundër Covid-19, në poliklinikat në Shtëpia e Shëndetit Shkup nuk ka vaksina.

Kjo po ndodh edhe pse zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zlate Mehmedoviq, ditë më parë, pas mbledhjes së anëtarëve të Komisionit, tha se duhet të vaksinohen të gjithë personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike, pasi janë me rrezik të zhvillojnë një formë të rëndë të sëmundjes ose të kenë një përfundim fatal.

“Për momentin, situata me Covid-19 nuk është alarmante në vendin tonë dhe nuk ka vend për panik tek qytetarët. Duhet të respektohen rregullat për të vizituar objektet shëndetësore. Të vaksinohen të gjithë personat që janë mbi 65 vjeç dhe kanë sëmundje kronike, ata janë në rrezik të shtuar të zhvillimit të një forme të rëndë të sëmundjes ose të kenë një përfundim fatal”, tha Mehmedoviq.