Në fokus të zhvillimittë ekonomisë së vendit,Durmishi takoi ambasadorin austriak Pammer

Sot për vizitë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës ka qëndruar ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e tij z. Martin Pammer, i cili është pritur nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Fillimisht ministri e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen që Austria ofron në rrugën drejt integrimit të vendit tonë […]

gusht 26, 2024 - 17:00
 0  5
Në fokus të zhvillimittë ekonomisë së vendit,Durmishi takoi ambasadorin austriak Pammer

Sot për vizitë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës ka qëndruar ambasadori i Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesia e tij z. Martin Pammer, i cili është pritur nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Fillimisht ministri e ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen që Austria ofron në rrugën drejt integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë këto dy vende. Durmishi ka folur për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, gjë për të cilën punondhe angazhohet edhe ambasadori austriak. Gjithashtu në takim është biseduar edhe për strategjinë zhvillimore të ministrisë si dhe për riorganizimin e ministrisë së ekonomisë. Tani Ministria e Ekonomisë dhe Punës po bën përpjekje që të krijojë një strategji zhvillimore ekonomike e cila do të lehtësojë procedurat jo vetëm për kompanitë vendase, por edhe për investitorët e jashtëm. Për të mbështetur kompanitë e vogla dhe të mesme kjo ministri tashmë ka hapur thirrjen për të subvencionuar dhe për të krijuar një mekanizëm më funksional zhvillimor. Nga ana e ambasadorit austriak, Durmishi ka marrë mbështetje të plotë dhe se përkrahja e vendit mik do të vazhdojë edhe më tutje e gjitha për të përmirësuar ekonominë e vendit.