Për shkak të mjegullës janë anuluar dhe riorientuar një pjesë e fluturimeve në Aeroportin e Shkupit
Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup janë anuluar disa fluturime për shkak të mjegullës që e kaploi luginën e Shkupit gjatë natës së kaluar, njofton Portalb.mk. Sipas informatave më të reja në ueb-faqen e Aeroportit të Shkupit janë anuluar fluturimet nga Stambolli, Dortmundi dhe Ajndhoveni. Siç është publikuar në ueb-faqe, është anuluar edhe fluturimi drejt Fridrihshafen […]
Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup janë anuluar disa fluturime për shkak të mjegullës që e kaploi luginën e Shkupit gjatë natës së kaluar, njofton Portalb.mk.
Sipas informatave më të reja në ueb-faqen e Aeroportit të Shkupit janë anuluar fluturimet nga Stambolli, Dortmundi dhe Ajndhoveni.
Siç është publikuar në ueb-faqe, është anuluar edhe fluturimi drejt Fridrihshafen dhe drejt Stambollit. Mbrëmë ka qenë i anuluar fluturimit nga Stambolli, ndërsa fluturimi nga Cryrihu është riorientuar.
Dje pasdite, madje, pas orës 16 nuk ka fluturuar aeroplani i “San ekspres” nga Antalia, si dhe aeroplanët e “Vizer”-it nga Memingen dhe Baden Baden.
Aeroplani i “Lot”-it nga Varshava gjithashtu nuk ka arritur të aterojë në Aeroportin e Shkupit dhe është kthyer në Poloni.
Udhëtarëve u rekomandohet t’i ndjekin kanalet zyrtare të Aeroportit të Shkupit dhe të jenë në kontakt me kompanitë ajrore për informatat më të reja për fluturimet.