Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

Ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska në podkastin “Pretres” theksoi se ish-shefi i saj Nikolla Gruevski është arratisur nga burgu me veturë sikur do të shkonte me pushime dhe se, sipas saj, nuk mund të ishte pa një lloj “kontrolli”. Por asaj i është përgjigjur Nikolla Gruevski përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se […] The post Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit appeared first on InfoShqip.com.

qershor 15, 2024 - 18:01
 0  9
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

Ish-ministrja e brendshme Gordana Jankuloska në podkastin “Pretres” theksoi se ish-shefi i saj Nikolla Gruevski është arratisur nga burgu me veturë sikur do të shkonte me pushime dhe se, sipas saj, nuk mund të ishte pa një lloj “kontrolli”.

Por asaj i është përgjigjur Nikolla Gruevski përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se ajo e ka shpikur versionin e saj, dhe kjo është vetëm një përpjekje për të qenë në linjë me disa njerëz të tjerë nga të cilët ajo pret përfitime, pra një mundësi për një pozitë të fuqishme apo ndonjë privilegj personal nga qeveria aktuale.

“Ajo nuk e konsideroi se kjo shtron pyetjen se sa persona të tjerë kanë ikur nga vendi derisa ajo ishte Ministre e Brendshme dhe nëse është kështu, a nuk i ka anashkaluar ata njerëz si Ministre e Brendshme?

“Për shembull, një nga të arrestuarit në rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë ka ikur në Kosovë disa ditë pasi ishin ndaluar. Apo si shpëtuan ata që vranë fëmijët në liqenin e Smilkovës, apo ata që grabitën një bankë në Shkup?”, pyet Gruevski.

Jankuloska po ashtu shtoi se nuk i lexon postimet e Gruevskit në rrjetet sociale sepse nuk i interesojnë “lektyrat e tij”. Ajo thotë se po të ishte në vend të tij do të kishte zbritur në Maqedoni me avionin e parë nga Budapesti dhe do të kishte bërë betejë.

Gruevski thotë se Jankulloska mes rreshtash ka thënë se edhe asaj i pengon që publikon kritika për pushtetin. Ai shton se do të ishte shumë më e guximshme nëse Jankulovska do të kishte kërkuar azil politik sesa të gënjejë bashkëpunëtorët e saj për të shpëtuar veten dhe për të inkurajuar publikisht deputetët që të votojnë për ndryshimin e emrit. /INA/

The post Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit appeared first on InfoShqip.com.