Person në kërkim, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave
Policia e Kosovës me autorizim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar e


Policia e Kosovës me autorizim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar e që është identifikuar është Behar Çelaj i cili kërkohet për përfshirje në veprën “Lëndim i rëndë trupor”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]”, thuhet në njoftim.
