Pesë aferat më të errëta të gushtit
Transparency International ka veçuar pesë ngjarjet më të turbullta për drejtësinë gjatë muajit gusht. Nga afera Georgiev-Mexhiti e deri tek mungesa e transparencës së institucioneve shtetërore që refuzojnë informimin tek The post Pesë aferat më të errëta të gushtit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Transparency International ka veçuar pesë ngjarjet më të turbullta për drejtësinë gjatë muajit gusht. Nga afera Georgiev-Mexhiti e deri tek mungesa e transparencës së institucioneve shtetërore që refuzojnë informimin tek Antikorrupsioni
Sipas “Transparency International – Maqedoni” afera e marrëveshjes mes gjykatësit Naqe Georgiev dhe prokurorit Ixhet Memeti renditen të parat nga pesë ngjarjet e errëta të muajit gusht, në kuadër të projektit “Kthjellët – turbullt”, për anketa të rregullta mujore dhe vjetore për korrupsionin. Rasti i gjyqtarit të Supremes, Naqe Georgiev, për marrëveshjen me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me rastin e marrjes së ryshfetit nga djali i ish kreut të komunës Novosellë, Boro Stojçev, që pasoi me dënimin me tre vjet burg, si dhe Ndalimi e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës së zyrtarit për një periudhë prej tre vjetësh. Në të njëjtin rast, që renditet si afera e dytë më e errët ka lidhur marrëveshje me Prokurorinë edhe anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, i cili është dënuar me një vit burg me kusht dhe të njëjtin ndalim për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës për një periudhë 3 vjeçare”. Ngjarja e tretë “e turbullt” për muajin gusht është reagimi i Platformës së Organizatave Civile për Luftën kundër Korrupsionit, të cilët kërkojnë rikthimin e portalit “Financat e Hapura”, i cili publikon të dhënat për realizimin e transaksioneve të të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë të Buxhetit të RMV, është përditësuar për herë të fundit më 17.6.2024.
“Të dhënat në portal përditësohen dy herë gjatë muajit, që do të thotë se portali nuk e kryen funksionin e tij për më shumë se dy muaj”, thuhet nga TIM. Si pjesë e ngjarjeve “të turbullta” është edhe pezullimi i shërbimit të ofruar nga Time.mk, ku mund të monitorohen të gjitha kontratat e lidhura, përkatësisht tenderët e lidhur nga institucionet shtetërore dhe publike.
“Byroja e Prokurimit Publik e anuloi sepse gjoja kishte ngarkuar faqen e tyre. Siç thotë themeluesi i Time.mk, Igor Trajkovski, arsyeja është se Byroja e Prokurimeve Publike ka konsideruar se ‘qasja e tillë e rëndon faqen dhe nuk ka lejuar shfrytëzim normal nga përdoruesit e regjistruar’. Ata u udhëzuan që të shkarkojnë të dhënat manualisht, ose të ridrejtojnë përdoruesit e interesuar në faqen e tyre”.
TIM , si aferën e pestë dhe e fundit për muajin gusht përfshinte mosdorëzimin e informacionit në 826 institucione, mes tyre 10 ministri, në Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit. “Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) përballet me sfida serioze në ruajtjen e transparencës dhe llogaridhënies në procesin zgjedhor 2024. Në raportin e fundit, KKPK-ja paralajmëron se për shkak të boshllëqeve ligjore në legjislacion, Komisioni nuk mund të fillojë procedimin penal ndaj atyre që nuk dorëzojnë të dhënat e nevojshme. Ajo që është më shqetësuese është fakti se 826 institucione nuk kanë dorëzuar informacionin e nevojshëm, përfshirë 10 ministri. Kjo tregon një mungesë serioze transparence dhe mund të interpretohet si një përpjekje për të mbuluar parregullsitë e mundshme. Në raport kritikohet edhe kodi zgjedhor”. Sipas TIM, KKPK vë në dukje dobësitë në kuadrin ligjor dhe administrativ, të cilat krijojnë rreziqe për korrupsion. (koha.mk)
The post Pesë aferat më të errëta të gushtit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .