Pesë kallëzime penale për shkaktimin e zjarreve në Manastir
Në Prokurorinë Themelore Publike, SPB Manastir ka dorëzuar pesë kallëzime penale kundër katër personave fizik dhe një personi juridik për shkaktimin e zjarreve në periudhën nga qershori deri në shtator të këtij viti. Kallëzim penal është ngritur ndaj Gj.D. (70) nga Manastiri, pasi në muajin korrik ka ndezur zjarrin në një arë, pronë e tij, […]
Në Prokurorinë Themelore Publike, SPB Manastir ka dorëzuar pesë kallëzime penale kundër katër personave fizik dhe një personi juridik për shkaktimin e zjarreve në periudhën nga qershori deri në shtator të këtij viti. Kallëzim penal është ngritur ndaj Gj.D. (70) nga Manastiri, pasi në muajin korrik ka ndezur zjarrin në një arë, pronë e tij, në atarin e fshatit Bratindol, për të asgjësuar insektet, i cili më pas është përhapur në arat fqinje, transmeton Portalb.mk.
Kallëzim penal ka marrë edhe T.I.(27) nga fshati Kremenicë, pasi i ka vënë zjarrin kashtës dhe me këtë ka kryer veprën penale të shkaktimit të rrezikut publik.
“Një person juridik ka marrë kallëzim penal për shkak se në fshat Strezhevë, shkëndija e telave nga një shtyllë në posedim të tij shkaktoi një zjarr që përfshiu barin e thatë dhe pemët. Ndaj R.R (58) është bërë kallëzim penal për shkak se në muajin gusht i ka vënë flakën hambarit në fshatin Cërneec, dhe më pas zjarri është përhapur në zonën përreth ku digjej bar i thatë. SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal edhe kundër P.B. (46) nga Manastiri, pasi pranë vreshtit të tij ka ndezur zgarë dhe e ka lënë pa shuar, duke shkaktuar zjarr”, njoftojë nga Prokuroria.
Ndryshe, që nga fillimi i kësaj vere, më shumë se 85.000 hektarë tokë janë djegur në vend, sipas të dhënave të publikuara nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), një komponent i shërbimit të menaxhimit të emergjencave Kopernik. Një pjesë e madhe e këtyre sipërfaqeve ishin edhe pyje, siç ishin rastet e maleve Sertë, Galiçicë, Mukos e të tjerë. Shifra e saktë se sa pyje janë djegur këtë vit do të duhet të dihet deri në fund të vitit dhe sipas shifrave të fundit të pakonfirmuara bëhet fjalë për rreth 8000 hektarë.