Petrova: S’ka para për “TVSH-ja ime”, pritet rebalanci i buxhetit

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova thotë se qytetarët nuk do të mund t’i marrin paratë nga masa “TVSH-ja ime”, pa kaluar rebalanci i buxhetit në Kuvend. Ajo thotë se në buxhetin aktual nuk janë paraparë mjete financiare për këtë masë. “Nuk ka nisur pagesa e “TVSH-ja ime”. Ky informacion është transmetuar […] The post Petrova: S’ka para për “TVSH-ja ime”, pritet rebalanci i buxhetit appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 31, 2024 - 15:30
 0  7
Petrova: S’ka para për “TVSH-ja ime”, pritet rebalanci i buxhetit

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova thotë se qytetarët nuk do të mund t’i marrin paratë nga masa “TVSH-ja ime”, pa kaluar rebalanci i buxhetit në Kuvend.

Ajo thotë se në buxhetin aktual nuk janë paraparë mjete financiare për këtë masë.

“Nuk ka nisur pagesa e “TVSH-ja ime”. Ky informacion është transmetuar gabimisht. Pagesa do të fillojë pas rebalanci të Buxhetit. Mjetet që ishin planifikuar në Buxhetin e vitit 2024 nga udhëheqësia e mëparshme për pagesën e “TVSH-ja ime”, kryesisht janë shpenzuar ose thënë ndryshe nuk janë planifikuar mjete të mjaftueshme për këto pagesa për tërë vitin 2024, prandaj mjetet duhet të sigurohen me rishikimin e Buxhetit”, thotë Petrova.

The post Petrova: S’ka para për “TVSH-ja ime”, pritet rebalanci i buxhetit appeared first on InfoShqip.com.