Petrovska tha se Mickoski qëndron pas të shtënave të sotme në Shkup, Mickoski do e padisë

Të shtënat e sotme në Shkup kanë përplasur deputeten e LSDM-së Sllavjanka Petrovskën dhe kryeministrin e vendit Hristijan Mickoskin. Petrovska tha se Mickoski qëndron pas kësaj vrasjeje. Ndërkaq Miskoski tha se do e padisë Petrovskën për këtë siç tha ai gënjeshtër, raporton Portalb.mk. Deputetja Petrovska sot përmes një statusi në rrjetin e saj Facebook duke […]

gusht 20, 2024 - 21:00
 0  6
Petrovska tha se Mickoski qëndron pas të shtënave të sotme në Shkup, Mickoski do e padisë
Sllavjanka Petrovska dhe Hristijan Mickoski. Fotografitë nga Qeveria e RMV-së

Të shtënat e sotme në Shkup kanë përplasur deputeten e LSDM-së Sllavjanka Petrovskën dhe kryeministrin e vendit Hristijan Mickoskin. Petrovska tha se Mickoski qëndron pas kësaj vrasjeje. Ndërkaq Miskoski tha se do e padisë Petrovskën për këtë siç tha ai gënjeshtër, raporton Portalb.mk.

Deputetja Petrovska sot përmes një statusi në rrjetin e saj Facebook duke përmendur vrasjen e që ndodhi sot në Shkup tha se Mickoski personalisht qëndron dhe i miraton këto të shtëna mafioze.

“Prandaj zgjodhi dje në festën e madhe të krishterë të fotografohej me Boris Mutkov – Fantom, personazh i njohur i nëntokës së Shkupit. Në vend që t’i arrestojnë, ata bëjnë fotografi dhe buzëqeshin. Përleshja e djeshme në Sindjelic është në fakt një përleshje pas së cilës Fantom po dërgon një mesazh se kush është kush. Dëshmi se afërsia e Fantom me Mickskin nuk është e sajuar është fakti që vëllai i Fantom është pjesë e sigurisë së Mickoskit. Është e qartë se DPMNE-ja vazhdon aty ku e la Gruevski dhe prandaj do të qëndroni shumë më pak”, tha Petrovska.

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se me keqardhje e ka lexuar statusin e ish-ministres Slavjanka Petrovska në të cilën ajo ka bërë akuza ndaj tij.

“Nuk është hera e parë që Slavjanka Petrovska më sulmon mua dhe familjen time në mënyrë kaq tinzare, me shumë gënjeshtra, trillime dhe konstruksione. Fatkeqësisht, ajo më akuzoi në mënyrë monstruoze, por këtë ia lë nderit dhe ndërgjegjes së saj. Jam konsultuar me ekipin tim ligjor dhe do të ngre padi, sepse do të dëshiroja që autoritetet, gjykata, ta zbardhin plotësisht këtë dhe të shohin se çfarë dëshmi ka zonjusha Petrovska, se unë kam porositur dhe inkurajuar vrasje”, tha Mickoski.

Kujtojmë që sot në afërsi të Qendrës Tregtar Mavrovasja në Shkup ndodhi një vrasje. Dy persona u arrestuan ndërsa i dyshuar është edhe një person i tretë i cili ndodhet në arrati.