Po sanohen sallat në “8 Shtatori”/ S’ishin temë në seancën e parë qeveritare
Sallat kirurgjike në ish-spitalin ushtarak mbetën jashtë funksionit pas motit të ligë dje. Ka rrjedhur çatia, ndërsa për gjendjen e tillë, ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, do të kërkojë përgjegjësi nga udhëheqja e “8 shtatorit” ku drejtor është Hristijan Kostov. Përderisa sallat në “8 shtator” po përmbyten nga moti i keq, ministri informoi se në […]
Sallat kirurgjike në ish-spitalin ushtarak mbetën jashtë funksionit pas motit të ligë dje. Ka rrjedhur çatia, ndërsa për gjendjen e tillë, ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, do të kërkojë përgjegjësi nga udhëheqja e “8 shtatorit” ku drejtor është Hristijan Kostov.
Përderisa sallat në “8 shtator” po përmbyten nga moti i keq, ministri informoi se në Qendrën Klinike funksionojnë rreth 70% të sallave të operacionit. Kriza me sallat pasoi pas problemeve me sistemin e kompresimit dhe trajtoheshin vetëm rastet urgjente. Taravari para pak kohe paralajmëroi se në seancën e parë të qeverisë do të kërkohet zgjidhje, por afati u prolongua.
Taravari deklaratën e dha pas takimit me ambasadoren amerikane Anxhela Ageler, ku theksoi se pret ndihmë nga SHBA-të për përforcimin e shëndetësisë publike në Maqedoni. Ageller ishte mysafirja e parë në Kabinet që nga marrja e funksionit. Megjithatë, mysafiren e befasoi prezenca e mediave, ndërsa jozyrtarisht edhe vet ministri është befasuar që kanë ardhur gazetarët. Ftesa për media arriti nga Ministria e shëndetësisë, ndërsa Taravari u përgjigj se zakonisht shërbimet PR janë në koordinimi me mysafirët rreth dërgesës së ftesave, por nuk mundej të konfirmojë nëse edhe tani është rast i tillë.
Në ftesën e kabinetit shkruhej se mund të bëheshin incizime të pamjeve nga takimi, por kjo nuk u lejua, ndërsa para kamerave u ndal vetëm ministri.