Po “zihet” ligji i ri për shërbimin e zjarrfikësve
Është duke u përpiluar Ligji i ri për Shërbimin Zjarrfikës, pas të cilit pitet të forcohen kapacitetet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve nëpër komuna. Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Punësimi në shërbimet e zjarrfikësve është një nga problemet që prek drejtpërdrejt pushtetet vendore. Ligji i ri për […]


Është duke u përpiluar Ligji i ri për Shërbimin Zjarrfikës, pas të cilit pitet të forcohen kapacitetet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve nëpër komuna. Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Punësimi në shërbimet e zjarrfikësve është një nga problemet që prek drejtpërdrejt pushtetet vendore. Ligji i ri për shërbimin zjarrfikës është duke u hartuar dhe menjëherë pas hartimit të atij ligji do të forcohen kapacitetet e shërbimit zjarrfikës në tërë territorin, me prioritet në Koçan”, tha Hristijan Mickoski.
Alarmi rreth kushteve infrastrukturore dhe burimeve njerëzore në rast të tragjedive nga zjarri u hap pikërisht pas zjarrit në diskotekën e Koçanit ku humbën jetën 59 të rinj 196 të tjerë mbetën të lënduar.