Policia jep tender gati 20 mijë euro për aftësimin e rreth 50 pjesëtarëve për patentë-shoferë
Policia e Kosovës ka dhënë tender në vlerë prej gati 20 mijë euro për aftësimin për patent shoferë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton Express. Tek dosja e tenderit figuron se parashihet ofrimi i shërbimeve aftësimi për patent shofer për 48 pjesëtarë, apo rreth 400 euro për person. Aty përfshihet regjistrimi në auto shkollë, […]
Policia e Kosovës ka dhënë tender në vlerë prej gati 20 mijë euro për aftësimin për patent shoferë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton Express.
Tek dosja e tenderit figuron se parashihet ofrimi i shërbimeve aftësimi për patent shofer për 48 pjesëtarë, apo rreth 400 euro për person.
Aty përfshihet regjistrimi në auto shkollë, certifikata mjekësore, tërheqja e dokumenteve nga auto shkolla, paraqitja e provimit për pjesën teorike – Testi për kategorinë C, paraqitja e provimit për vozitje – Testi për ketegorinë C, si dhe aplikimi për patent shoferë.
“Sasia e parashikuar është vetëm sasi Indikative. Devijimi i lejuar nga sasia totale indikative është +/- 30% për Lot ose pozicionin / artikullin”, thuhet në dosje.
Kontrata është nënshkruar me 5 gusht.
Ndryshe Kategoria C, përfshin patent shoferin për mjetet motorike me mbi 3500 kg dhe rimorkio e cila nuk tejkalon masën 750kg.