Policia ka identifikuar të dyshuarin që hodhi eksploziv afër Liqenit të Ujmanit

Policia ka identifikuar të dyshuarin që hodhi eksploziv afër Liqenit të Ujmanit Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit Sipas burimeve të Dukagjinit brenda institucioneve të sigurisë, Policia aktualisht është duke bastisur shtëpinë e të dyshuarit […]

Korrik 22, 2024 - 06:30
 0  9
Policia ka identifikuar të dyshuarin që hodhi eksploziv afër Liqenit të Ujmanit
policia-ka-identifikuar-te-dyshuarin-qe-hodhi-eksploziv-afer-liqenit-te-ujmanit

policia-ka-identifikuar-te-dyshuarin-qe-hodhi-eksploziv-afer-liqenit-te-ujmanit

Policia ka identifikuar të dyshuarin që hodhi eksploziv afër Liqenit të Ujmanit

Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit

Sipas burimeve të Dukagjinit brenda institucioneve të sigurisë, Policia aktualisht është duke bastisur shtëpinë e të dyshuarit në veri të vendit.

Një granatë dore dyshohet se është hedhur afër Liqenit të Ujmanit rreth orës 14:30, ku si pasojë u dëmtuan të paktën dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me targa amerikane.

Pronarët e veturave për Dukagjinin thanë se ishin duke u larë në liqe kur kanë dëgjuar krismën e kanë parë tymin e zi.

Ata thanë se kanë ardhur edhe herëve të kaluara në Ujman por nuk kanë pasur asnjë problem, teksa treguan se Policia i ka larguar të gjithë pushuesit që ishin aty.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit duke thënë se në këtë sulm kriminal do të përfshihen edhe institucionet e sigurisë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Serbia dhe qarqet e caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në veri të vendit.

Ai ka thënë se humbja e ndikimit në këtë zonë ka shkaktuar nervozizëm dhe agresivitet nga ana e Serbisë dhe grupeve kriminale, të cilat kanë humbur mundësitë për përfitime të mëdha që kishin pas çlirimit të Kosovës.