ShKShMK shpëton një turiste gjermane në majën e Hajlës
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se sot e kanë shpëtuar një turiste gjemane në majën e Halës, në kufi mes Kosovës dhe Malit të Zi. ShKShMK bënë të ditur se rreth orës 13:00 kishin pranuar një thirrje emergjente për një rast aksidenti dhe se turistja pësuar lëndim në këmbë. […]
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se sot e kanë shpëtuar një turiste gjemane në majën e Halës, në kufi mes Kosovës dhe Malit të Zi.
ShKShMK bënë të ditur se rreth orës 13:00 kishin pranuar një thirrje emergjente për një rast aksidenti dhe se turistja pësuar lëndim në këmbë.
“Shumë shpejtë një ekip e ShKShMK-së nga Stacioni i Pejës janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Më të arritur në vend kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë bartur të lënduarën në Spitalin Rajonal të Pejës. Shërim të shpejtë për turisten dhe përgëzime për punën dhe gatishmërinë shpëtueseve dhe udhëheqësve malor”, thuhet në njoftim.