Politikani serb që u arrestua sot në veri: Policia ishte korrekte, nuk pati dhu*në

Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se policia e Kosovës ishte korrekte ndaj tij. Në një bisedë për median serbe N1, ai tha se nuk kishte dhunë ndaj tij dhe se ai u arrestua për prishje të rendit dhe qetësisë […]

shtator 11, 2024 - 02:00
 0  9
Politikani serb që u arrestua sot në veri: Policia ishte korrekte, nuk pati dhu*në
politikani-serb-qe-u-arrestua-sot-ne-veri:-policia-ishte-korrekte,-nuk-pati-dhu*ne

politikani-serb-qe-u-arrestua-sot-ne-veri:-policia-ishte-korrekte,-nuk-pati-dhu*ne

Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se policia e Kosovës ishte korrekte ndaj tij.

Në një bisedë për median serbe N1, ai tha se nuk kishte dhunë ndaj tij dhe se ai u arrestua për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Unë jam arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa unë i kam rënë pipëzës dhe kjo është një shqetësim për ta. Kur iu afrova urës, policia ishte gjithandej, nuk lejoi një grup njerëzish të afroheshin te ura, kështu që u afrova dhe pyeta pse nuk po i linin. Disa njerëz u lejuan të hynin, por mua dhe disa të tjerëve na u refuzua hyrja. Policët nuk donin të flisnin serbisht. Pastaj nxora pipëzën, fillova të fishkëllej dhe më pas më arrestuan”, ka thënë Orlloviq, transmeton Klankosova.tv.

Kur u pyet nga N1 se si e trajtuan policët e Kosovës derisa ai ishte në stacion, Orlloviq tha se ata ishin korrektë me të dhe nuk ka pasur fare dhunë ndaj tij.

“Policët na çuan në stacionin në jug dhe aty e pashë Arsenijeviqin. Nuk folëm shumë, por mund ta shihni në video sesi sillen me të kur e arrestuan. Ka shumë sjellje të tilla, por jo të gjithë policët janë të tillë, ta pranojmë, por mjafton një sjellje e tillë për të shkaktuar një incident. Policët që na arrestuan kanë qenë korrektë me mua dhe nuk ka pasur dhunë, por edhe nuk ka pasur arsye, sepse nuk kam bërë asgjë të kundërligjshme”, tha nënpresidenti i partisë “Demokracia Serbe”.

Ai ka theksuar se ka dalë sot në rrugë për të “shprehur revoltën ndaj politikës diskriminuese të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij”. Orlloviq po ashtu ka deklaruar se serbët në Kosovë ndihen të pasigurt dhe se kryeministri Kurti, sipas tij, vazhdimisht po dërgon mesazhe se serbët janë problemi.