Presidentja Osmani në Samitin e SEECP në Shkup, Serbinë e përfaqëson Ministri i Jashtëm Marko Gjuriq
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi familjare që u realizua në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). “Në Shkup për Samitin e SEECP, së bashku me liderët e tjerë dhe përfaqësuesit nga rajoni”, ka thënë Osmani në platformën X. Në këtë samit, Osmani iu bashkua […]
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi familjare që u realizua në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
“Në Shkup për Samitin e SEECP, së bashku me liderët e tjerë dhe përfaqësuesit nga rajoni”, ka thënë Osmani në platformën X.
Në këtë samit, Osmani iu bashkua krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
In Skopje for the SEECP Summit, alongside fellow leaders and representatives from the region. pic.twitter.com/UhoxjEfkhe
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 13, 2024