Presidentja Siljanovska dhe Osmani të gatshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sljanovska, ka zhvilluar takim bilateral në Shkup me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, transmeton Portalb.mk. “Në takim u vlerësuar se të dy shtetet kanë dialog të shkëlqyeshëm politik dhe u theksuar interesi për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit […]
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sljanovska, ka zhvilluar takim bilateral në Shkup me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ku është theksuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, transmeton Portalb.mk.
“Në takim u vlerësuar se të dy shtetet kanë dialog të shkëlqyeshëm politik dhe u theksuar interesi për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm bilaterale dhe forcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë”, raportojnë nga Presidenca.
Ndryshe, në Shkup janë duke u mbajtur aktivitetet në kuadër të Samitit dhe shefave të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut ndër të tjera ka theksuar edhe nevojën për zhvillimin e procesit eurointegrues dhe rritjen e bashkëpunimit në ekonomi e infrastrukturë, me qëllim stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
“Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, deklaroi Osmani pas takimit me Siljanovskën.