Prestreshi: Bashkëpunimi ekonomik forcon marrëdhëniet Kosovë-SHBA
Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë nivelin e angazhimit për bashkëpunim ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa arsye të rëndësishme. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë një nga ekonomitë më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë. “Rritja e bashkëpunimit […]
Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë nivelin e angazhimit për bashkëpunim ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa arsye të rëndësishme.
Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë një nga ekonomitë më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë.
“Rritja e bashkëpunimit ekonomik mund të sjellë investime të mëdha nga kompanitë amerikane në Kosovë, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit. SHBA-të po ashtu janë një qendër globale e inovacionit dhe teknologjisë. Përmes bashkëpunimit ekonomik, Kosova mund të përfitojë nga transferimi i teknologjive të avancuara dhe praktikave më të mira të biznesit” ka thënë ai për Front Online.
Më tutje sipas tij, përveç përfitimeve ekonomike, bashkëpunimi me SHBA-të mund të sjellë edhe përfitime politike.
Shtetet e Bashkuara sipas Prestreshit kanë qenë një aleat i rëndësishëm i Kosovës që nga pavarësia, dhe bashkëpunimi ekonomik mund të forcojë më tej marrëdhëniet dypalëshe.
“Duke forcuar marrëdhëniet ekonomike me SHBA-të, Kosova mund të zgjerojë tregjet për produktet dhe shërbimet e saj. Kjo do të ndihmojë në rritjen e eksporteve dhe në diversifikimin e ekonomisë kosovare” ka thënë ai. /FrontOnline/