Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?

Pak para se kënga “Fatkeqësi” të publikohej nga rap-artisti Mozzik, ai së bashku me Efi Dhedhen u bënë qendra e vëmendjes për shumë thashetheme. Fillimisht u fol për një lidhje të mundshme mes tyre, derisa u zbulua se Efi ishte pjesë e videoklipit të këngës. Edhe pse në fillim dukej se kishin një marrëdhënie të […]

qershor 23, 2024 - 01:00
 0  10
Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?

Pak para se kënga “Fatkeqësi” të publikohej nga rap-artisti Mozzik, ai së bashku me Efi Dhedhen u bënë qendra e vëmendjes për shumë thashetheme.

Fillimisht u fol për një lidhje të mundshme mes tyre, derisa u zbulua se Efi ishte pjesë e videoklipit të këngës.

Edhe pse në fillim dukej se kishin një marrëdhënie të mirë, papritur diçka ndodhi që çoi në tension mes tyre.

Efi & Mozzik/Screenshot YouTube

Mozzik ka reputacionin që ndjek shumë pak persona në rrjete sociale, por Efi nuk është më një prej tyre.

Në anën tjetër, Efi e kishte Mozzikun në listën e personave që ajo e ndjek, por për surprizë të të gjithëve, papritur ajo e hoqi atë nga listimi i saj.

Disa ditë më parë, Mozzik publikoi albumin e tij të ri “Mërgimstar”, në të cilin ai ka bashkëpunuar me Dafinën në dy këngë. Në këtë rast, Efi u pa duke mbështetur vetëm Dafinën për projektin e tij të ri.

Këto ngjarje kanë shkaktuar shumë komente dhe spekulime në rrjete sociale, ndërsa fansat dhe ndjekësit e tyre po vazhdojnë të ndjekin zhvillimet në lidhjet dhe karrierat e tyre.

Foto: Efi Dhedhes/Instagram
Foto: Mozzik/Instagram