Procedurë kundër kryeshefave dhe policëve që nuk dënuan shoferin i cili voziti me shpejtësi 272 km në orë (video)

Ministria e Punëve të Brendshme ka iniciuar procedurë kundër kryeshefave dhe nëpunësve policorë të cilët nuk kanë sanksionuar shofer për ngasje të automjetit me shpejtësi prej 272 km në orë, transmeton Portalb.mk. Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale dorëzoi informatë Prokurorisë për Ndjkjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër katër […]

gusht 7, 2024 - 18:30
 0  6
Procedurë kundër kryeshefave dhe policëve që nuk dënuan shoferin i cili voziti me shpejtësi 272 km në orë (video)
Vetura që eci me 272 km në orë. Foto: Printscreen nga një video e Ministrisë së Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka iniciuar procedurë kundër kryeshefave dhe nëpunësve policorë të cilët nuk kanë sanksionuar shofer për ngasje të automjetit me shpejtësi prej 272 km në orë, transmeton Portalb.mk.

Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale dorëzoi informatë Prokurorisë për Ndjkjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër katër nëpunësve policorë të cilët nuk kanë marrë masa në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor ndaj shoferit i cili ka ngasur automjetin me shpejtësi prej 272 km në orë, kurse shoferit i është tërhequr vetëm vërejtja.

“Pas kontrolleve të kryera, shqyrtimit të materialit zyrtar dhe këqyrjes së video-incizimeve nga radari i ditës 06.05.2024, u konstatua se dy nëpunës policorë, duke vepruar me urdhër për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve me radar në autostradën Shkup-Veles, kanë konstatuar kundërvajtje në komunikacion, përkatësisht i kanë matur shpejtësinë e lëvizjes së veturës “Porsche” prej 272 kilometra në orë, në vend ku lëvizja me shenjë komunikacioni ka qenë e kufizuar në 120 kilometra në orë”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Nga atje shtuan se në vend të përpilimit të procesverbalit për konstatim të kundërvajtjes dhe urdhërpagesës për kundërvajtje, duke pasur parasysh se për këtë lloj kundërvajtjeje, sipas nenit 36 paragrafi 3 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, është paraparë gjobë në shumë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë dhe ndalim për drejtimin e automjetit prej gjashtë deri në 12 muaj, kundërvajtësit i është dhënë vetëm vërejtje për kundërvajtje në komunikacion.

“Shefi i Njësisë Lëvizëse për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor ka kërkuar nga kreu i Departamentit të Policisë së Uniformuar – Njësia e Çështjeve Rrugore që të mos shënojë penalitet për kundërvajtje të kryer, për këtë arsye drejtuesi i Departamentit të Uniformës së Policisë – Sektori i Çështjeve Rrugore dhe ka ushtruar ndikim ndaj nëpunësve policorë të mos konstatojnë shkelje nga neni 36 paragrafi 3 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, por vetëm të shqiptojnë masën e vërejtjes”, thanë nga MPB.

Ndaj katër policëve është parashtruar edhe propozim për inicimin e procedurës për shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës.