Elefanti Dunja u eutanizua në Kopshtin Zoologjik të Shkupit për shkak të moshës dhe sëmundjes
Dje në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, u ekzaminua elefanti Daela që u soll në vitin 2018, transmeton Portalb.mk. “Elefanti ishte rreth 60 vjeç, elefantët jetojnë mesatarisht kaq gjatë. Daela kishte disa sëmundje, dhe ekipi mjekësor i cili erdhi nga Belgjika për ta ekzaminuar, pas së cilës ata vendosën se do të ishte më mirë të […]
Dje në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, u ekzaminua elefanti Daela që u soll në vitin 2018, transmeton Portalb.mk.
“Elefanti ishte rreth 60 vjeç, elefantët jetojnë mesatarisht kaq gjatë. Daela kishte disa sëmundje, dhe ekipi mjekësor i cili erdhi nga Belgjika për ta ekzaminuar, pas së cilës ata vendosën se do të ishte më mirë të bënin eutanazinë”, thanë nga Kopshti Zoologjik Shkup.
Në lidhje me këtë rast kanë reaguar nga LSDM-ja, theksojnë se ajo që po ndodh në kopshtin zoologjik të Shkupit është e tmerrshme dhe për të ardhur keq.
“Informacioni i fundit se ka ngordhur elefanti Daela, për të cilin nuk ka asnjë informacion publik për çfarë arsyesh, është kulmi i neglizhencës dhe shkatërrimit të këtij vendi të bukur. Videoja që qarkullon në rrjetet sociale e transportit të kafshës drejt Drisllës është kulmi i eksperiencës”, thanë nga LSDM.
Ata rikujtuan se në muajt dhe vitet e fundit kanë ngordhur shumë kafshë, dy gjirafa, një tigër, kuaj dhe kafshë të tjera.
“Për këtë çnjerëzor duhet të përgjigjen VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski që ua shitën qytetarëve Danela Arsovskën si menaxherja më e mirë, e më pas u grindën për interesa biznesi”, theksuan nga LSDM.
Reagim pati edhe nga Partia Liberale Demokratike, ata kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe transparencë nga organet kompetente lidhur me këto incidente për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e kafshëve në Kopshtin Zoologjik, si dhe të vizitorëve që shfrytëzojnë këtë vend për rekreacion.
“PLD kërkon dorëheqjen e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për shkak të menaxhimit katastrofik të institucioneve të qytetit dhe paaftësisë së saj për t’u marrë me problemet e qytetit”, thanë nga PLD.
Në shtator të vitit 2018, mbi 10,000 qytetarë vizituan kopshtin zoologjik të Shkupit për të parë banorët e rinj, të cilët ishin elefantët Dunja dhe Daela.
Para vitit 2018, ishte hera e fundit që kishte ardhur një elefant në kopshtin e Shkupit ishte para 26 viteve më parë.
Po ashtu, ishte ndërtuar një habitat i ri për elefantët Dunja dhe Daela, në një hapësirë të hapur dhe të mbyllur, në kopshtin zoologjik.
Kujtojmë qënë qershor të vitit 2023, Kopshti Zoologjik i Shkupit humbi statusin e kandidatit për anëtarësim në Asociacionin evropian të kopshteve zoologjike. Kjo erdhi për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të vendosura nga EAZA në dy vitet e fundit.
- LEXO: Ka ndërruar jetë personi që kujdesej për gjirafat, si dhe gjirafa në Kopshtin zoologjik
- LEXO: Në më pak se 24 orë ngordhën tre kuaj në Kopshtin zoologjik të Shkupit, dyshohet për helmim
- LEXO: Në kopshtin zoologjik, brenda dy ditësh janë vrarë më shumë se 10 kuaj dhe mushka si ushqim për luanët, padi penale për 6 persona
- LEXO: Kopshti Zoologjik i Shkupit humbi statusin e kandidatit për anëtarësim në Asociacionin evropian të kopshteve zoologjike