Në Maqedoninë e Veriut sot filloi viti akademik 2024/25

Në universitetet e Maqedonisë së Veriut ka filluar viti akademik 2024/25. Universiteti i Tetovës (UT) përmes një ceremonie solemne në orët e paradites, para sheshit të Rektoratit e shënoi fillimin e vitit akademik, transmeton Portalb.mk. Hapja e vitit akademik u shënua edhe në kampusin universitar të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ku mysafir ishte edhe […]

tetor 1, 2024 - 22:00
 0  6
Në Maqedoninë e Veriut sot filloi viti akademik 2024/25
Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk në Canva

Në universitetet e Maqedonisë së Veriut ka filluar viti akademik 2024/25. Universiteti i Tetovës (UT) përmes një ceremonie solemne në orët e paradites, para sheshit të Rektoratit e shënoi fillimin e vitit akademik, transmeton Portalb.mk.

Hapja e vitit akademik u shënua edhe në kampusin universitar të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ku mysafir ishte edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

Përmes një ceremonie solemne, në hapësirat e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” u shënua fillimi i studimeve për 5 mijë të rinjtë e regjistruar në vitin e parë.

Ndryshe, për dhjetë vitet e fundit numri i studentëve në vendin tonë është zvogëluar për 7.043, ose për 12 %, thuhet në hulumtimin e Qendrës për Komunikime Qytetare (QKQ). Rënie më të madhe prej 11.150 studentësh, pra për 22 %, ka në universitetet shtetërore. Për dallim nga kjo, ka 4.054 ose 56 % më shumë shumë studentë në universitetet ​​private. Në institucionet e arsimit të lartë fetar ka 53 ose 20% më shumë studentë.

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut prej 1 tetorit e deri më 30 tetor do të pranon kërkesat për vazhdimin e bursës studentore.