Prokuroria e Shkupit propozoi masa për një të dyshuar për zhvatje
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 39-vjeçar për veprën penale – Zhvatje nga neni 258 paragrafi 1 të Kodit Penal. Më 10 gusht, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete, i dyshuari, duke përdorur kërcënimin e rëndë, e ka detyruar viktimën në dëm të pronës së vet që […]
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 39-vjeçar për veprën penale – Zhvatje nga neni 258 paragrafi 1 të Kodit Penal. Më 10 gusht, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm për vete, i dyshuari, duke përdorur kërcënimin e rëndë, e ka detyruar viktimën në dëm të pronës së vet që t’i japë një shumë në të holla prej 7.000 euro, transmeton Portalb.mk.
Pasi, gjatë muajit korrik, dy gra me të cilat viktima kishte marrëdhënie të mëparshme biznesi në lidhje me rishitjen e pajisjeve të minierës së kriptomonedhave, e prezantuan të dyshuarin me viktimën dhe i dhanë kontaktet e tij, ai caktoi një takim me të dhe filloi ta kërcënonte se do t’i rrezikonte jetën dhe trupin si dhe të njerëzve të tij të dashur nëse nuk ia paguan paratë për një borxh të pretenduar prej 16.500 euro ndaj dy grave.
Ai e ka kërcënuar se nëse nuk bashkëpunon do të hyjë në shtëpinë e tij dhe do të sulmojë familjen dhe fëmijët e tij dhe në një rast e ka sulmuar drejtpërdrejt fizikisht në parkingun përballë vendit të punës duke e goditur me grushte. Pasi janë marrë vesh për kohën dhe vendin për këstin e parë të pagesës, viktima ka raportuar dhe i dyshuari është kapur duke marrë paratë e zhvatjes.
Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekzistojnë kushte për caktimin e masave të sigurimit që janë të nevojshme për mbarëvajtjen e procedurës penale, prokurori publik i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake që për të dyshuarin të caktohet: ndalim për lëshimin e vendbanimit, detyrimi për të paraqitet herë pas here te një zyrtar i caktuar ose organit kompetent shtetëror, konfiskimi i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit ose të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalim i afrimit ose krijimit, përkatësisht mbajtjes së kontakteve ose marrëdhënieve me persona të caktuar.