Një person nga Shkupi i vuri flakën motoçikletës së nënës së tij, ndërsa kishte dashur t’i vërë zjarrin edhe shtëpisë

Një tridhjetë e dy vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga ekipi i Njësitit policor për intervenim të SPB Shkup pasi pas një mosmarrëveshjeje në familje i ka djegur motoçikletën nënës së tij, ndërsa më pas ka tentuar të shkaktojë zjarr edhe në shtëpi, transmeton Portalb.mk. Incidentit të cilit i ka paraprirë një […]

gusht 12, 2024 - 15:00
 0  5
Një person nga Shkupi i vuri flakën motoçikletës së nënës së tij, ndërsa kishte dashur t’i vërë zjarrin edhe shtëpisë
Policia, sulm, aksident

Një tridhjetë e dy vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga ekipi i Njësitit policor për intervenim të SPB Shkup pasi pas një mosmarrëveshjeje në familje i ka djegur motoçikletën nënës së tij, ndërsa më pas ka tentuar të shkaktojë zjarr edhe në shtëpi, transmeton Portalb.mk.

Incidentit të cilit i ka paraprirë një debat mes të dyshuarit A.M. dhe babait të tij 55-vjeçar, ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe një orë e gjysmë më vonë është vënë në mbajtje nga punonjësit e policisë.

“Me datë 12.08.2024, në ora 5, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup e kanë privuar A.M. (32) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 03:30 pas një debati paraprak me babain e tij 55-vjeçar, i ka vënë flakën me mjet ndezës motoçikletës së nënës së tij në oborrin e shtëpisë së familjes. Sipas kallëzimit, ai ka tentuar të djegë edhe shtëpinë, por është penguar nga fqinjët”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

I dyshuari nga Shkupi, shtojnë MPB-ja, është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.