Prokuroria kërkoi fillimin e procedurës përgatitore ndaj një fëmije për shkaktimin e zjarrit në Kisella Vodë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka dorëzuar gjyqtarit për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale Shkup kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore ndaj fëmijës në kundërshtim me ligjin i cili ka ndërmarrë veprime të cilat me ligj janë paraparë si vepër penale – shkaktim rreziku i përgjithshëm sipas nenit 288 paragrafi 1 i […]

shtator 6, 2024 - 15:00
 0  7
Prokuroria kërkoi fillimin e procedurës përgatitore ndaj një fëmije për shkaktimin e zjarrit në Kisella Vodë
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup i ka dorëzuar gjyqtarit për fëmijë në Gjykatën Themelore Penale Shkup kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore ndaj fëmijës në kundërshtim me ligjin i cili ka ndërmarrë veprime të cilat me ligj janë paraparë si vepër penale – shkaktim rreziku i përgjithshëm sipas nenit 288 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Më 3 shtator, në orët e pasditës, fëmija 14-vjeçar së bashku me dy fëmijë të tjerë në rrezik që nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç dhe për rrjedhojë nuk kanë përgjegjësi penale, kanë ndezur fishekzjarre në një rrugicë në Rasadnik të Kisella Vodës. Si pasojë, ka filluar një zjarr i cili është përhapur me shpejtësi në barin e thatë përreth për shkak të erës dhe ka mbuluar një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh – pemë, kuti bletësh dhe disa shtylla të transmetimit të energjisë elektrike. Zjarri ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve si dhe për pronën në përmasa të mëdha”, njoftuan nga Prokuroria.

Ndryshe, zjarret kohët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shpeshtuar, kjo për shkak edhe të stinës së nxehtë të verës, por edhe për shkak të pakujdesisë së njerëzve.