Prokuroria kërkon paraburgimin e të arrestuarit për drogën milionëshe në Pejë
Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të madh anti-drogë. Në këtë aksion u sekuestrua një sasi e madhe e drogës së llojit kanabis, e cila mbërrinte vlerën e rreth 5 milionë eurove, raporton Klankosova.tv. Një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë, u arrestua, ndërsa edhe […]
Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të madh anti-drogë.
Në këtë aksion u sekuestrua një sasi e madhe e drogës së llojit kanabis, e cila mbërrinte vlerën e rreth 5 milionë eurove, raporton Klankosova.tv.
Një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë, u arrestua, ndërsa edhe gjashtë të tjerë u tha se janë në kërkim.
E sot është mbajtur seanca dëgjimore, me ç’rast Prokuroria ka kërkuar paraburgimin për të dyshuarin, 49-vjeçarin Aleks Gerbi.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Klan Kosova, ai dyshohet për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
I njëjti thuhet se është në ndalim policor që nga ora 08:00 e datës 27 shtator.
Në ndërkohë, pritet vendimi i gjykatës mbi masën ndaj tij.