Promovohet një kabinet i ri për audiometri, QRKV: 30% e fëmijëve kanë nevojë për logoped

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, vizitoi qendrën për rehabilitimin e patologjisë të komunikimit verbal dhe promovoi kabinetin e ri për audiometri që do t’u shërbejë fëmijëve që kanë probleme në The post Promovohet një kabinet i ri për audiometri, QRKV: 30% e fëmijëve kanë nevojë për logoped appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 18, 2024 - 22:00
 0  7
Promovohet një kabinet i ri për audiometri, QRKV: 30% e fëmijëve kanë nevojë për logoped

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, vizitoi qendrën për rehabilitimin e patologjisë të komunikimit verbal dhe promovoi kabinetin e ri për audiometri që do t’u shërbejë fëmijëve që kanë probleme në të folur dhe të dëgjuar. Po ashtu informoi se fëmijët që kanë implant koklear tani mund të trajtohen në vendin tonë.

“Sot promovojmë një kabinet të ri për audiometri, aparat audiometrik me të gjitha kriteret audiologjike, që janë të nevojshme. Në këtë qendër trajtohen rreth dy mijë fëmijë dhe kuadri është i trajnuar në qendrën klinike në Rebro. Të gjithë fëmijët që kanë implant koklear, që më herët kanë pasur nevojë të trajtohen jashtë shtetit, tani i kemi të gjitha kushtet që të trajtohen këtu.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Ka numër të madh të fëmijëve që kanë nevojë për shërbimet tona. Kemi shumë fëmijë që janë me vështirësi në zhvillim. Këtu mund të parashtrojmë teori dhe supozime shkencore se përse është kështu, stili i ri i jetesës, përdorimi i mjeteve teknologjike megjithatë, këto janë në nivel të supozimeve. Mund të jetë ajri i ndotur, ndikimi në sistemin nervor, janë shumë faktorë.”, – theksoi drejtoresha e Qendrës për Rehabilitim të Komunikimit Verbal, Nermin Tellovska.

30 për qind e fëmijëve, që janë nëpër grupe të mëdha nëpër çerdhe në Shkup, kanë nevojë për logoped, tregojnë hulumtimet në terren që i kanë bërë logopedët nga kjo qendër. Po ashtu porositin prindërit që sapo të hetojnë se fëmija i tyre nuk flet fjalë me kuptim që në moshë të hershme duhet të marrë udhëzim nga mjeku amë për vizitë tek kjo qendër, që më pastaj të trajtohet nga profesionistët e kësaj sfere.

The post Promovohet një kabinet i ri për audiometri, QRKV: 30% e fëmijëve kanë nevojë për logoped appeared first on Flaka, në çdo lajm... .