Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë, Qeveria: Do të dërgohet në Komisionin e Venecias
Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë, i cili synon të zëvendësojë mjetin që përdorej gjatë punësimit në administratën publike, përkatësisht “Balancuesin”, në momentin që do të jetë gati do t’i nënshtrohet The post Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë, Qeveria: Do të dërgohet në Komisionin e Venecias appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë, i cili synon të zëvendësojë mjetin që përdorej gjatë punësimit në administratën publike, përkatësisht “Balancuesin”, në momentin që do të jetë gati do t’i nënshtrohet debatit të gjerë që të gjitha palët të njoftohen në mënyrë transparente me përmbajtjen e propozimit, njofton zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Ajo po ashtu thekson se pasi të mbyllet debati, i njëjti do t’i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim.
“Mund t’ju them me siguri se ne do të duam të bëjmë një zgjidhje që do të jetë vërtet transparente për publikun dhe ju do të jeni të vetëdijshëm për të njëjtën gjë. Kemi bërë një propozim që për të njëjtin propozim-zgjidhje të kërkojmë mendim nga Komisioni i Venecias, për të shmangur çdo parregullsi në atë pjesë.”, – deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
BDI: Me këto paralajmërime pushteti vetëm blen kohë
Në lidhje me paralajmërimet se propozim-ligji do të dërgohet në Komisionin e Venecias, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i cilëson si tentativë për blerje kohe.
“Çështja e Komisionit të Venecias, edhe kur e miratuam Ligjin për gjuhën shqipe, kishte disa që thonin le ta dërgojmë në Komisionin e Venecias për analizë. Ne u thamë se e miratojmë ligjin, pastaj e dërgojmë në Komisionin e Venecias, edhe ashtu ndodhi. Kaloi ligji në Parlament, e dërguam në Venecia, le të jep mendim, ama ligji është në fuqi, por vetëm se fakti që bisedohet për të dërguar në Komisionin e Venecias është blerje kohe.”, ka thënë Osmani.
VLEN: E vërteta e BDI-së është vetëm mashtrimi!
Adnan Azizi nga koalicioni VLEN akuzon BDI-në se në 22 vite pushtet nuk kanë bërë asgjë për të mbrojtur shqiptarët me ligj.
“Bujari konfirmoi se edhe gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe as të drejtat e shqiptarëve nuk janë të mbrojtura me ligj. Vet Bujar Osmani dhe kolegët e tij të Qeverisë së kaluar si Kreshniku, Fatmiri, por edhe Krenari kanë nënshkruar për shfuqizimin e “Balancuesit” në kohën kur propozohej riorganizimi i administratës. E vërteta e BDI-së është vetëm mashtrimi!”, ka reaguar Azizi në rrjetin social Fejsbuk.
VMRO-DPMNE: BDI-ja ndryshe fliste në pushtet, e ndryshe në opozitë
VMRO-DPMNE-ja vazhdon të akuzojë BDI-në se po keqpërdor “Balancuesin” për të nxitur tensione.
“Një gjë thoshin kur ishin në pushtet, tani në opozitë një tjetër. Kujtojmë BDI-në, kur ishin në pushtet, miratuan Strategjinë për reforma në administratë për vitet 2023-2030. Në të shprehen se “Balancuesi” si mjet keqpërdoret dhe duhet shfuqizuar. Dhe Brukseli tha qartë se “Balancuesi” duhet të hiqet. Si për BDI-në në vitin 2023 u keqpërdor “Balancuesi”, ndërsa tani thonë se është i domosdoshëm?!”, thuhet në reagimin me shkrim të DPMNE-së.
Sipas DPMNE-së, opozitarja BDI të gjitha këto i bënë për të mashtruar opinionin dhe për t’i ikur përgjegjësisë.
The post Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë, Qeveria: Do të dërgohet në Komisionin e Venecias appeared first on Flaka, në çdo lajm... .