Propozimi për ndryshime në Buxhetin e vitit 2025 me mbi 200 amendamente
Sot në mëngjes nisi debati në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet mbi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2025, në lexim të dytë. Janë paraqitur mbi The post Propozimi për ndryshime në Buxhetin e vitit 2025 me mbi 200 amendamente appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sot në mëngjes nisi debati në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet mbi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2025, në lexim të dytë. Janë paraqitur mbi 200 amendamente nga deputetët.
Në projektbuxhet, të ardhurat totale parashikohen në nivelin 362,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 403,7 miliardë denarë, që është rreth 3,5 miliardë denarë më shumë sesa në parashikimet fillestare. Projeksioni i Bruto Produktit Vendor (BPV) mbetet 3,7%, ndërsa inflacioni parashikohet në 2,8%. Deficiti buxhetor qëndron në 41,3 miliardë denarë ose 4% të BPV-së. Shpenzimet kapitale do të arrijnë në 47,5 miliardë denarë. Borxhi i shtetit pritet të jetë 53,3% e BPV-së, ndërsa borxhi publik në 62,1%.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, deklaroi se ndryshimet e propozuara janë në përputhje me politikën fiskale për konsolidim dhe menaxhim më të mirë të financave publike. Ai theksoi se propozimet sigurojnë financimin e plotë të pagave, pensioneve, aktiviteteve programore dhe projekteve, pa ndryshuar nivelin e deficitit.
“Qëllimi është realizimi pa pengesa i Buxhetit dhe ruajtja e të njëjtit nivel të deficitit buxhetor të planifikuar me Buxhetin fillestar… sigurohen fonde për pagesat e pagave, pensioneve, aktiviteteve programore dhe projekteve, duke përdorur njëkohësisht fondet nga vitet e kaluara në llogaritë speciale,” tha Jankullovski.
Në anën tjetër, deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, kritikoi ashpër propozimin, duke e quajtur atë “fiskalisht jorealist, socialisht i dëmshëm dhe pa komponentë zhvillimi”.
Ajo njoftoi se LSDM do të paraqesë 160 amendamente, përfshirë kërkesa për mbështetje financiare për viktimat në Koçan, rritje pagash dhe masa për mbrojtjen e standardit të jetesës.
“Me këtë ribalancim, nuk ka para për të lënduarit dhe familjet e viktimave në Koçan, nuk ka para për paga më të larta, nuk ka masa të reja për të mbrojtur standardin e jetesës. Qeveria po vjedh nga qytetarët për të rritur luksin e saj,” tha Lukarevska.
Sipas saj, propozimet realiste të LSDM-së përfshijnë:
- 934 milionë denarë për mbështetje të familjeve të viktimave dhe të plagosurve në Koçan;
- 60 milionë për rinovimin e spitalit në Koçan;
- 20 milionë për pajisje të reja mjekësore, përfshirë rezonancë magnetike, defibrilatorë, ventilatorë, bombola oksigjeni dhe insuline;
- Rritje prej 10% e pagave të mësuesve në arsimin fillor dhe të mesëm;
- Transport falas për nxënësit nga zonat rurale;
- Rritje e bursave dhe mbështetje për nxënësit nga familjet në nevojë sociale;
- Më shumë fonde për infrastrukturë, shkolla të reja, rrugë, kanalizime, kopshte, spitale dhe institucione për të moshuarit;
- Më shumë mjete për Unionin e Luftëtarëve.
Lukarevska u bëri thirrje deputetëve të mbështesin këto amendamente, duke theksuar se ka fonde për to nëse ulen shpenzimet e panevojshme të qeverisë.
“Në vend të papajës, mangos dhe aeroplanëve privatë për zyrtarët, është koha që paratë të shkojnë te populli,” përfundoi ajo.
Debati mbi amendamentet pritet të përfundojë brenda dhjetë ditësh. Flaka
The post Propozimi për ndryshime në Buxhetin e vitit 2025 me mbi 200 amendamente appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
