Protestuan punonjësit e Postës së Maqedonisë, më 7 qershor do të nisin grevë
Punonjësit në të gjitha filialet të Postës së Maqedonisë organizuan sot protestë për të shprehur revoltën dhe shqetësimin e tyre për të ardhmen e kompanisë dhe për ruajtjen e vendeve të tyre të punës, sepse për një periudhë të gjatë është duke u përballur me krizë të madhe financiare dhe me një organizim të keq […]
Punonjësit në të gjitha filialet të Postës së Maqedonisë organizuan sot protestë për të shprehur revoltën dhe shqetësimin e tyre për të ardhmen e kompanisë dhe për ruajtjen e vendeve të tyre të punës, sepse për një periudhë të gjatë është duke u përballur me krizë të madhe financiare dhe me një organizim të keq të operimit dhe me këtë është sjellë në një kaos të madh dhe në fund të ekzistencës, theksoi në konferencë për shtyp Boro Veligdenov, kryetar i organizatave sindikale të Postës së Maqedonisë.
“Nuk e dimë se kur do të paguhemi, sepse nuk kemi burime të mjaftueshme financiare dhe as ekipi drejtues nuk ka përgjigje për këtë pyetje, sepse prisnin një lloj fluksi. Posta e Maqedonisë është sjellë në gjendje shkatërrimi, mbijetesa e saj është në pikëpyetje të madhe dhe kërkojmë një takim urgjent me qeverinë e re për zgjidhjen e situatës”.
“Ajo që ne kemi kërkuar prej vitesh është që të fillojmë menjëherë dhe pa vonesë reformat e reja dhe riorganizim të përgjithshëm. Procedura për sistematizimin e vendeve të reja të punës është themeli dhe baza për stabilizimin dhe funksionimin e mëtejshëm të ndërmarrjes. Qeveria duhet të mbrojë interesin e Postës së Maqedonisë, sepse 2000 punëtorë do të mbeten në rrugë dhe ne do të jemi shembulli i vetëm në botë që një postë shtetërore nuk funksionon, gjegjësisht nuk ekziston”, theksoi Veligdenov.
Përfaqësuesit sindikalë në Postën e Maqedonisë kërkuan reforma në kompanitë që të fillojnë sa më shpejtë, me ndërmarrje të masave më serioze për stabilizim të gjendjeve.