Punëtorët teknikë të Kuvendit nga 16 shtatori hyjnë në grevë, shkak paga

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës  së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), ka thënë se nga 16 shtatori punëtorët teknikë të Kuvendi të Kosovës do të hyjnë në grevë. Në një postim në Facebook, ai deklaroi se ky vendim u mor pas mbledhjes që sot u mbajt në SPSPK bashkë me këta punëtorë. “Sot […]

shtator 4, 2024 - 14:00
 0  6
Punëtorët teknikë të Kuvendit nga 16 shtatori hyjnë në grevë, shkak paga
punetoret-teknike-te-kuvendit-nga-16-shtatori-hyjne-ne-greve,-shkak-paga

punetoret-teknike-te-kuvendit-nga-16-shtatori-hyjne-ne-greve,-shkak-paga

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës  së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), ka thënë se nga 16 shtatori punëtorët teknikë të Kuvendi të Kosovës do të hyjnë në grevë.

Në një postim në Facebook, ai deklaroi se ky vendim u mor pas mbledhjes që sot u mbajt në SPSPK bashkë me këta punëtorë.

“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës, ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 euro pagë përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë”, ka shkrura Azëmi. /Klankosova.tv