Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme onlajn

Sot u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ne formë onlajn. Në këtë mbledhje u miratuan katër rekomandime në lidhje me procedurën e varrimit të viktimave të tragjedisë që ndodhi në Koçani, transmeton Portalb.mk. Qeveria ndër të tjera rekomandoi që dita e nesërme (20 marsi) në Koçani të jetë ditë jopune, […]

Mars 20, 2025 - 02:00
 0  4
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme onlajn
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Sot u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ne formë onlajn. Në këtë mbledhje u miratuan katër rekomandime në lidhje me procedurën e varrimit të viktimave të tragjedisë që ndodhi në Koçani, transmeton Portalb.mk.

Qeveria ndër të tjera rekomandoi që dita e nesërme (20 marsi) në Koçani të jetë ditë jopune, për shkak varrimit.

Ata përveç institucioneve të vetëqeverisjes lokale në Koçani, kërkuan edhe nga sektori privat t’i lirojnë nga puna të punësuarit në këtë qytet.

“Institucionet shëndetësore, arsimor dhe çerdhet duhet të organizojnë shërbimet në përputhje me nevojat. Ministria për punë të brendshme është e obliguar të marrë masa për sigurinë dhe komunikacionin.

Qeveria rekomandoi Ministrinë për Shëndetësi, Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe Njësinë territoriale kundërzjarr në Koçani, të marrin masa në përputhje me institucionet përkatëse.

Në bashkëpunim me MPB-në, Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka hartuar protokollet për punën e mediave gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe, në konferencën e sotme (19 mars) për media, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se deri më tani nën hetim janë përfshirë 26 persona, por ky numër nuk do të jetë përfundimtar. Ai tha se në paraburgim janë 18 persona. Ai dha informacione edhe se si shefat e policisë kanë gisht në tragjedinë e Koçanit.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçani, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.